Diplomati amerikan, krahu i djathtë i Donald Trump, Richard Grenell vjen në Tiranë.
Richard Grenell ka zbritur në aeroportin e Rinasit në orën 11:00, ka raportuar syri.net.
Ndërsa një ditë në parë kanë mbërritë në Shqipëri 3 kongresmenë. Lajmi u bë i ditur nga ambasadorja në Tiranë, Yuri Kim.
“Kënaqësi e madhe të mirëpres anëtarët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara Elissa Slotkin, David Valadao dhe Jake LaTurner në Tiranë për diskutime të rëndësishme me udhëheqësit shqiptarë. Na ndiqni nesër për më shumë detaje!”, postoi Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim. a.b












