Dy arrestime janë kryer sot në Tiranë pasi prokuroria e Krujës ka lëshuar urdhra për arrestimin e 7 personave të dyshuar se morën pjesë në dhunimin në banesë të biznesmenit Nazmi Çangu.
Biznesmeni u grabit natën e 23 tetorit në Nikël, ku kanë marrë pjesë 10 persona, të cilët pasi kanë izoluar familjarët e tjerë në katin e tretë të banesës, e kanë dhunuar atë vetë për t’i treguar çelësin e kasafortës.
Biznesmeni tregoi më pas se ata e kanë rrahur brutalisht, madje i kanë prerë dhe një gisht. Dyshohet se grabitësit kanë mundur të marrin rreth 100 mijë euro dhe bizhuteri me vlerë.











