Është thënë shumë herë se Nënë Tereza, tashmë Shën Tereza, gjatë ne vitet e represionit serb në Kosovë i telefonoi presidentit të atëhershëm amerikan Bill Clinton dhe iu lut që të ndërhynte për të sjellë paqen. Këtë e ka vërtetuar shkrimtari Ismail Kadare, i cili thotë se Nënë Tereza iu drejtua me fjalët: “Biri im bëj diçka për shqiptarët e mi”. “Ajo theu ligjin e fesë për popullin e saj, theu rregullin e fesë për shqiptarët e saj. Me këtë ajo i ka larë të gjitha. E turpi ynë i përbashkët është për sharjet ndaj Nënë Terezës”, u shpreh Kadare në gjykimin e tij për Nënë Terezën.











