Ish kryeministri Sali Berisha do të mbajë nesër, e premte, foltoren në qytetin e Lushnjës. Prej me shumë se një muaji Berisha ka nisur takimet me demokratët në qytete përpara se të mbahet kuvendi kombëtar i thirrur nga anëtarët.
”Neser diten e premte me daten 5 nentor ne ora 17:00 ne Pallatin e Kultures Vaçe Zela te Bashkise se Lushnjes do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.
Ftoj demokratet dhe demokratët e Lushnjes te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme!”, shkruan Berisha në rrjete sociale. m.k











