• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mijëra euro çdo muaj për pagesën e objektit sekret në periferi të Tiranës, zbulohet objekti dhe kur u dha tenderi disamilionësh

droni by droni
2 November, 2021
in Kronika, Kryesore
0
FOTO/Me mushama dhe maskë me lule, Rama sfidon shiun për të dhënë shembullin e tij
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në korrik të vitit 2020, një pagesë më vlerë 470 mijë euro u shfaq në bazën e të dhënave të thesarit të shtetit, që publikon Ministria e Financave. Pagesa u krye nga Reparti Ushtarak 4300 në Tiranë për llogari të kompanisë R & T. Transaksioni shoqërohej me përshkrimin “ndërtim objekti ushtarak me kontratë të klasifikuar.”

Pagesat nga Reparti Ushtarak 4300 në llogari të kompanisë R & T do të vazhdonin çdo muaj përgjatë gjithë vitit 2020, por në atë kohë askush nuk kishte dijeni se për çfarë objekti bëhej fjalë. Deri në fillim të këtij viti, kur misteri filloi të qartësohej.

Në 7 janar të këtij viti, përmes një postimi në facebook, kryeministri Edi Rama lajmëroi hapjen e një muzeu ushtarak në periferi të kryeqytetit.

“Shumë shpejt do të hapë dyert muzeu më i ri, kushtuar historisë së Forcave të Armatosura, ku do të ekspozohen mjete e pjesë të logjistikës së tyre në vite, në rreth 100 mijë metër katrorë sipërfaqe,” njoftoi Rama.

I vendosur në kilometrin e 15 të rrugës Tiranë-Elbasan, në fshatin Bërzhitë, muzeu mbiu nga hiçi. Qeveria nuk e kishte përmendur asnjëherë më parë ndërtimin e një muzeu historik për ushtrinë, ndërsa në Agjencinë e Prokurimit Publik nuk ishte shpallur kurrë një tender i këtij lloji. Gjithçka ishte bërë në mënyrë sekrete dhe vlera e kontratës ishte, jo pak por plot 6 milionë euro.

Muzeu sekret

E gjithë proçedura e tenderit sekret të muzeut është zhvilluar në dhjetor të vitit 2019. Në 6 dhjetor përmes udhërit 1192/5, ministrja e atëhershme e Mbrojtjes, Olta Xhaçka shpalli fituese kompaninë R & T, ndërsa një javë më vonë lidhi me këtë kompani kontratën e klasifikuar me numër 503.

Ligji për Informacionin e Klasifikuar, klasifikon si sekret shtetëror atë lloj informacioni, ekspozimi i paautorizuar i të cilit do të vinte në rrezik sigurinë kombëtare. Në rastin e ndërtimit të muzeut është e paqartë se si tenderi i hapur me garë do të vinte në rrezik sigurinë kombëtare, për sa kohë nuk bëhej fjalë për një objekt që i shërbente mbrojtjes kombëtare, por thjesht për një muze, i konceptuar si atraksion turistik i hapur për publikun.

MCN ka mundur të konfirmojë se në Ministrinë e Mbrojtjes ka patur një debat të fortë për të deklasifikuar këtë kontratë. Një pjesë e punonjësve kanë qenë që në fillim kundër prokurimit të muzeut me tender sekret, por me sa duket tundimi për të prokuruar 6 milionë euro fshehuraz ka qenë më i madh se ndërgjegja para ligjit.

Tender gjysmak

Postimi i datës 7 janar, ku lajmëroi hapjen shumë shpejt të muzeut, është hera e vetme dhe e fundit që kryeministri përmendi muzeun e ushtrisë. Muzeu jo vetëm që nuk u hap ashtu si lajmëroi kryeministri, por pas asaj date Edi Rama nuk ka folur më kurrë për të. Dhe arsyet për heshtjen e kryeministrit duket se nuk janë të vogla.

Prokurimi pa garë dhe vlera jashtëzakonisht e lartë, nuk janë problemet e vetme në tenderin e muzeut të ushtrisë. Përtej kësaj, objekti është prokuruar në mënyrë gjysmake. Aktualisht ndërtimi i muzeut është në përfundim dhe duhet të merret në dorëzim. Por objekti është jofunksional, pasi në tender nuk është parashikuar as lidhja me utilitetet si uji apo energjia elektrike dhe as vënia e tij në funksion.

Për më tepër, Ministria e Mbrojtjes nuk ka asnjë plan të mëtejshëm se çfarë do të bëjë më këtë objekt, ndërkohë që në programin buxhetor nuk ka fonde të tjera të parashikuara për kompletimin e veprës.

Kjo hedh dyshime të forta se e gjithë procedura është kryer thjesht dhe vetëm për të shpenzuar 6 milionë euro pa garë dhe në mënyrë sekrete dhe jo për të realizuar një investim funksional me paratë e qytetarëve. Muzeu ose më saktë karabinatë gjysmake 6 milionë euro me shumë se një objekt publik, që do të bëheshin pjesë e guidës së Tiranës, tashmë ngjajnë me provat e vendngjarjes së një krimi. Me sa duket kjo është dhe arsyeja se pse kryeministri nuk e ceku më kurrë këtë histori. (Marrë nga MCN)

Previous Post

Kushi largon drejtoreshën e rëndësishme të ministrisë së Arsimit

Next Post

TIRANË/ Dhjetra litra parfum kontrabandë, sekuestrohet edhe esenca në rrugën Bardhyl

droni

droni

Next Post
TIRANË/ Dhjetra litra parfum kontrabandë, sekuestrohet edhe esenca në rrugën Bardhyl

TIRANË/ Dhjetra litra parfum kontrabandë, sekuestrohet edhe esenca në rrugën Bardhyl

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.