Drejtoresha që drejton zyrën ku edhe përpilohen testet e maturës shtetërore është larguar sot nga detyra.
Rezana Vrapi drejtonte këtë drejtori prej vitit 2014. Nuk dihet ende arsyeja e vendimit që ka marrë nga ministrja e Arsimit Evis Kushi por Qendra e Shërbimeve Arsimore që Vrapi drejtonte ka qenë shpesh në qendër të kritikave nga të rinjtë për testet e maturës.
Vërejtjet lidhen me natyrën e pyetjeve në teste të cilat ishin shpesh pa llogjike dhe pa mundësi zgjidhjeje apo përgjigje. a.b












