Avokati i ish ministrit Fatmir Mediu dorëzoi sot rekursin në Gjykatën e Lartë duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit që i hapi rrugë rihetimit dhe gjykimit të tij.
Avokati Ardian Visha argumenton se vendimi është antikushtetues pasi cenon parimin e gjësë së gjykuar, sa kohë një kërkesë për rigjykim është rrëzuar më herët nga Gjykata e Tiranës dhe Apeli i saj.
Më tej, mbrojtja Mediut argumenton se vendimi është i cenueshëm, sa kohë një gjykatë e një shkalle më të vogël ka prishur një vendim të Gjykatës së Lartë.
Për më tej ndjekja penale për rastin është e parashkruar për shkak të viteve. r.k











