Facebook ka ndryshuar emrin e kompaniaë që e pronëson dhe prej sot do të quhet Meta, si pjesë e një lëvizje të madhe për rikonceptimin e kompanisë. Kompania, njoftoi ndryshimin e emrit në konferencën e saj vjetore.
Kjo do të thotë se rrjeti social do të vijojë të quhet Facebook, por kompania që ka në zotërim këtë platformë do të ketë emrin tregtar Meta.
Ndryshimi i emrit vjen pas një sërë historish negative për Facebook, bazuar në dokumentet e zbuluara nga një ish-punonjës, por dhe pasi pësoi një goditje javët e fundit.
Ish-punonjësja Frances Haugen ka akuzuar kompaninë për vendosjen e “fitimeve mbi sigurinë”.











