Ka humbur jetën Gate Mahmutaj, i dënuar si kreu i grupit kriminal të Lazaritir me 11 vjet burg.
Mahmutaj njihej si një nga personazhet e këtij fshati i njohur për kultivimin e kanabisit.
Burimet thanë se, Mahmutaj ka ndërruar jetë në shtëpi pasi ishte liruar nga burgu me kusht 5 ditë më parë. Ai vdiq nga një sëmundje e rëndë.
Ai ndodhej prej disa vitesh në burg pas arrestimit gjatë operacionit kundër kultivimit të kanabisit në Lazarat.











