Në hotel Gloria në Qerret të Kavajës ka ndodhur edhe vdekja e një turisti tjetër pak muaj më parë.
Gazetari Spartak Koka ka deklaruar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” se 2-3 muaj më parë në të njëjtin hotel dhe në të njëjtën SPA ku vdiqën 4 turistët rusë, ka humbur jetën një 25 vjeçar nga Polonia.
Atëherë u vlerësua se shkaku i vdekjes së të riut ishte arresti kardiak, ndaj u vendos që çështja të mos fillohej.
“Në të njëjtin hotel, para 2-3 muajsh, në të njëjtin SPA ka gjetur vdekjen edhe një shtetas polak, rreth 25 vjeç. Shkaku i vdekjes sipas ekspertizës është arresti kardiak. Dyshohej të kishte përdorur lëndë narkotike, por nuk doli diçka e tillë. Është vendosur mosfillim i çështjes”, tha gazetari duke e bërë edhe më enigmatike se sa është vdekjen e 4 turistëve rusë mes të cilëve një oficer i lartë i ushtrisë së këtij vendi. m.k











