• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shehu: Dibrën mund ta ndryshojmë duke pasur një aleancë me qytetarët

admin by admin
5 September, 2016
in Politika
0
Shehu: Dibrën mund ta ndryshojmë duke pasur një aleancë me qytetarët
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kandidati për kryebashkiak i Dibrës, Sherefedin Shehu morën pjesë në një aktivitet të organizuar nga socialistët dibranë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se  zgjedhja e Edi Ramës për të mos qeverisur me socialistët, për të mos qeverisur me shqiptarët e ndershëm, por për të qeverisur me krimin, kriminelët,  dhe një grusht oligarkësh që i zhvasin pasuritë e shqiptarëve është arsyeja pse Shqipëria ndodhet në këtë gjendje.
“Të gjithë e dini që Muharrem Rama, për të cilin ju shprehët respektin si profesionist, nuk ka dalë  si kandidat i PS, por ka dalë si pjesë i një allishverishi që dorëzon automatikisht me letër 50% të pushtetit të bashkisë Dibër me klanet e errëta të krimit. Dhe ju e dini nga përvoja juaj se nesër ku 50% do të jetë 60%, e 70%, e 80%, derisa pushtetin lokal në Dibër ta kenë kapur përfundimisht krimi, bandat e ta përdorin për interesat e tyre, për pasurimin e tyre, për drogën e jo për socialistët dibranë e as për demokratët dibranë, për asnjë dibranë të ndershëm.
A ka shqiptarë demokratë apo socialistë që nuk bashkohet rreth nevojës për të dekriminalizuar politikën?!
Unë besoj se shqiptarët bashkohen rreth kësaj vlere të madhe të gjithë, pa ndryshim, të djathtë apo të majtë.
A ka shqiptarë që nuk bashkohet rreth vlerës bazë të një demokracie që janë zgjedhje të lira dhe të ndershme, ku vota e çdo qytetari hidhet pa frikë, pa intimidim, pa shitblerje e numërohet pa hile?!
Unë besoj se të djathtë dhe të majtë bashkohemi rreth këtyre vlerave.
Por sot këto vlera janë më të kërcënuara, më nën kërcënim se kurrë më parë. Ju këtë e dini fare mirë.
Ndaj unë ju mirëpres sot në familjen tonë politike, jo thjeshtë e vetëm socialistë por si shqiptarë. E ju them kini besim se vlerat që na bashkojnë janë më të forta se sa veset që bashkojnë ata që sot kanë uzurpuar pushtetin. Sepse shumica dërmuese e shqiptarëve, demokratë dhe socialistë, mendojnë si ju, mendojnë si ne dhe ky bashkim është çelësi i fitores së Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Banda është më e izoluar se kurrë. Ata e dinë që ju kanë tradhtuar. Ata e dinë që ju kanë zhgënjyer. Ata e dinë që nuk kanë bërë asgjë për ju. Shpresa e tyre e vetme është mashtrimi, siç erdhi këtu dhe mashtroi përsëri për Rrugën e Arbrit , shpresa e tyre e vetme është pakti me krimin, siç kanë bërë me Bashkinë e Dibrës. Gjithë bastin e kanë vënë që krimi dhe kriminelët do të detyrojnë dibranët, ku me hir e ku me pahir, të kthejnë votën e tyre kundër vetes e fëmijëve të tyre.
Më lejoni që t’i kthejmë një përgjigje sot këtu nga ky takim i çiltër socialistësh e mbi të gjitha shqiptarësh e dibranësh.  A do t’ia dalin ta poshtërojnë prapë Dibrën?! A do t’ia dalin ta poshtërojnë prapë popullin e Dibrës?! A do t’ia dalin ti mashtrojnë përsëri e ti poshtërojnë sërish socialistët e Dibrës, e dibranët pa dallim?!”, theksoi zoti Basha.
Lulzim Basha e bëri të ditur dhe në këtë takim se aleanca e tij dhe e Partisë Demokratike për të ndryshuar realitetin e hidhur në të cilin ndodhet vendi është me qytetarët e ndershëm të këtij vendi, pa dallim bindjesh politike.
“Kam ardhur sot tu them e tu jap fjalën sot, doktor Muratit, z. Kaziu, z.Mziu se Partia Demokratike dhe Lulzim Basha, midis aleancës mes një tufë horrash dhe hajdutësh për të ardhur në pushtet dhe aleancës me socialistët e ndershëm për të ndryshuar Shqipërinë, ka zgjedhur dhe do të zgjedhë gjithmonë aleancën me shqiptarët e ndershëm dhe me socialistët e ndershëm. Këtu qëndron forca e ndryshimit, ndryshimit të vërtetë që do të funksionojë për ju dhe jo për një grusht njerëzish që mendojnë vetëm për pasuritë e tyre”, theksoi Basha. 
Kandidati për kryetar Bashkie, Sherefedin Shehu theksoi se  përpara se të mendojmë për partitë tona më shumë duhet të mendojmë për Dibrën, pasi përpara se të jemi anëtarë partie jemi dibranë. Dibrën mund ta ndryshojmë duke patur një aleancë me qytetarët e Dibrës dhe jo mbështetjen e vetëm një partie politike.
“Për mua ishte një surprizë që të ndodhesha këtu përpara këtyre përfaqësuesve, këtyre njerëzve që në radhë të parë kanë Dibrën, por natyrisht që kjo përbën një moment të rëndësishëm për këtë fushatë që kemi nisur.
Ky është momenti kur unë dhe PD duhet të mendojmë dy herë për Dibrën dhe jo një herë siç thonë të gjithë që do të bëjnë më të mirën për të. Dhe sot po kuptojmë të gjithë më shumë, meqë këtu flitet më shumë për Dibrën, flitet për interesa që shkojnë përtej partive politike. Natyrisht të gjithë biem dakord, që ne përpara se të jemi anëtarë të partive politike ne jemi qytetarë të Dibrës dhe përpara se të mendojmë për partitë tona, më shumë duhet të mendoojmë për Dibrën. Dhe PD ma dha këtë mandatim për të kërkuar detyrën e kryetarit që bashkë me ju të ndryshojmë Dibrën. Por Dibrën mund ta ndryshojmë vetëm duke qenë së bashku, duke pasur një aleancë me qytetarë të Dibrës dhe jo vetëm  mbështetjen e një partie politike. Koalicioni i Partisë Demokratike është rritur, por këtë të sotmen e shikoj edhe si zgjerim të aleancës së saj me qytetarët dhe e shikoj si një nisëm, si një fillim të ri për ndryshimin e Dibrës sot dhe të Shqipërisë nesër. Dhe Dibra do të qeveriset nga kjo aleancë e të gjitha fushave, por edhe të gjitha aspekteve politike. Çdo gjë që është për Dibrën do të dalë përtej kornizës politike dhe kjo është garancia që unë kam për ju. Ne do t’i rikthejmë Dibrës së bashku dinjitetin. Ne do t’i rikthejmë Dibrës universitetin”, u shpreh Sherefedin Shehu.

Previous Post

FOTO/ Një nëne i shkruan Erjon Veliajt: Kopshtit 42 që përurove i është çarë parketi, raftet bosh të lodrave dëshpërojë fëmijët

Next Post

Nis sesioni i ri parlamentar, betohet deputetja më e re Dhurata Çupi

admin

admin

Next Post
Nis sesioni i ri parlamentar, betohet deputetja më e re Dhurata Çupi

Nis sesioni i ri parlamentar, betohet deputetja më e re Dhurata Çupi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.