Ndahet nga jeta piktori 30 vjeçar, Kristi Baba pas një infektimi me covid.
Lajmin e hidhur e ka bërë me dije babai i piktorit me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Me hidhërim te thellë dhe dhimbje te madhe ju njoftojmë se djali ynë i vetëm Kristi Baba piktor u nda nga jeta ne moshën 30 vjeçare ne lulen e rinise duke mos e fituar betejën me covidin. Ti për ne ishe jeta dielli ishe ajri ishe drita e shtëpisë. Tu shuan të gjithë ëndrrat e tua dhe përkushtimi qe kishe për artin dhe po përgatiteshe për ekspozitë në nëntor gjë që nuk ja arrite. Gjithë ëndrrat tua u prenë në mes. Biri ynë pushofsh ne paqe ! Qofte i parajsës! Drite i pastë shpirti!”, shkruan i ati i piktorit.
Kristi Baba kishte hapur dhe një ekspozitë personale me një koleksion punimesh grafike dhe piktura.
Ai poashtu ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive si, në galerinë FAB dhe në Muzeun Historik Kombëtar, kurse në nëntor priste të hapte ekspozitën e tij të radhës.m.k











