Angela Martini ka mbetur pa fjalë pasi mentalisti (magjistar) me famë botërore, Lior Suchard, zbuloi diçka që askush nuk e dinte më parë për të.
Lexuesi i mendjes ishte i ftuar në shtëpinë e modeles shqiptare në Ibiza të Spanjës kur gjeti emrin e dashurisë së parë të 30-vjeçares.
Emri i tij ishte tepër i veçantë – Cairo dhe Angela e kishte takuar kur ishte 16 vjeç.












