Është gjetur një person i vrarë me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur një orë më parë, në Fushë-Mamurras.
Sipas burimeve të policisë, personi i pajetë është identifikuar me emrin Zef Toma.
Nuk dihet ende autori i vrasjes, ndërkohë autoritetet përkatëse kanë mbërritur në vendngjarje për të hetuar për shkaqet e ngjarjes.











