Sigla që shoqëronte sot ndeshjen Shqipëri – Maqedoni
Shiu i rrëmbyeshëm dhe era e fortë sonte në Shkodër, në momentin e luajtjes së ndeshjes midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, ka bërë që më herët se të ndërpritej vazhdimi i kësaj ndeshje, TVSH-së ti humbiste sinjali i transmetimit të saj direkt.
Por ky nuk ishte skandali i vetëm i TVSH-së sonte.
Skandali tjetër kishte të bënte me siglën, që TVSH-së fuste herë pas here gjatë ndeshjes, e cila ishte e vjetër dhe i përkiste eliminatoreve të Kampionati Europian të Futbollit i cili u zhvillua këtë vit në Francë.
TVSH duket ende nuk e ka bërë dot dallimin e një “europin” dhe një “botërori” dhe se sigla mund të përdoret për çdo event ndërkombëtar futbollistik…











