Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arrestimin e ish drejtorit të RTSH Thoma Gëllçi, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit.
Gazetari e ka njoftuar lajmin e arrestimit nga SPAK të ish drejtorit të RTSH-së Thoma Gëllçi. Ndërkaq e kanpyetur Ramën rreth kësaj.

“Tani këtu me ju po e marr vesh” – i tha kryeministri me një fytyrë me seriozitet të sforcuar.
Çani aludoi për faktin se mos kryeministri qe vënë në djeni për shkak të lidhjes e miqësisë familiare që ai kishte me Gëllçin. Por ai e mohoi kategorikisht të ketë djeni. m.k












