• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rrugët me financime të BE nxjerrin zbuluar vjedhjet marramendëse në PPP e rrugëve nga qeveria e Ramës

droni by droni
8 October, 2021
in Ekonomia, Kryesore
0
Publikohet kostoja e Unazës së Madhe: 8.3 mln euro për 7 km rrugë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Projektet për ndërtimin e bypassit të Tiranës, nyja më e rëndësishme rrugore që shmang qarkullimin nga kryeqyteti për makinat transit, janë gati.

Por, kostot relativisht të ulëta për një standard rruge me katër korsi, në projektin në fjalë, që do të financohet nga kreditë e donatorëve europianë në kuadër të korridorit Adriatiko-Jonian, nxjerrin në dritë abuzimet me projektet e tjera rrugore që po ndërtohen përmes kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ose koncesioneve.

Të dhënat nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ekonomisë (MIE) në një analize të posaçme bënë me dije se studimi i fisibilitetit të by passit të Tiranës dhe projekti i dizajnit kanë përfunduar dhe fillimi i punimeve është gati.

Gjatësia e rrugës nga Kashari në Mullet në një aks të ri ka një kosto ndërtimi për 22 kilometrat e saj, 109 milionë euro. Mirëpo me gjithë kostot e tjera që kanë lidhje me shpronësimin dhe përfundimin e plotë të projektit, vlera e përgjithshme e investimit mund të arrijë në 146 milionë euro.

Kosto për kilometër e projektit llogaritet rreth 4,9 milionë euro (pa shpronësime) dhe rreth 7 milionë euro me koston e shpronësimeve është disa herë më e ulët se kostot e koncesioneve me Partneritet Publik Privat (PPP) për disa segmente të tjera rrugore, të cilat janë 2-3 herë më të larta.

By pasi i Tiranës është pjesë e projektit të madh të autostradës Adriatiko- Joniane. By passi i Tiranës nis në Kashar, kalon në Vaqar dhe del në Mullet dhe në ketë mënyre lehtëson lëvizjen e automjeteve nga rajonet e tjera drejt Juglindjes së vendit duke shkurtuar kohën e lëvizjes dhe trafikun në kryeqytet.

Ministria e Infrastrukturës bëri me dije se projekti për dizajnimin e hollësishëm të Bypass -it të Tiranës përfundoi me një grant prej 1.4 milionë euro të financuara nga Fondi i Ballkanit për infrastrukturën.

Pas përfundimit të projektit të diznjanimit qeveria shqiptare do të aplikojë tek fondi i Ballkanit për një grant në 20% të investimit, i nevojshëm për ndërtimin e autostradës së Bypass -it të Tiranës.

Një pjesë e konsiderueshme e financimeve janë në proces negocimi. Rruga pritet të përfundojë në 2025.

Kostot e rrugëve me PPP disa herë më të larta

Qeveria Shqiptare ende është në proces gjyqësor me kompaninë koncensionare për segmentin Thumanë -Kashar për prishjen e njëanshme të kontratës së e cila do të shpenzonte 275 milionë euro për 21 kilometra (13 mln euro per km).

Segmenti tjetër i autostradës Adriatiko Jonianne, Milot-Balldren, që po ashtu është dhënë me koncesion ka një kosto prej 256 milionë euro për 17 km, ose 15 mln euro/km. Kompania ende nuk e ka filluar zbatimin e kontratës.

Segmenti Milot- Fier, është një tjetër projekt për të cilin është hapur disa herë procedura për ta dhënë me konsesion, por që ende nuk është finalizuar dhe është shtyrë disa herë. Kjo rrugë do të jetë e gjatë 115 kilometra (53 km të reja dhe 62 km rrugë ekzistuese). Sipas dokumenteve zyrtare, vlera totale e investimit është 1.8 miliardë euro, duke përfshirë TVSH dhe shpronësime dhe tarifat e riskut të koncesionarit, ose gati 18 milionë euro për kilometër.

Korridori Adriatiko Jonian në Shqipëri është i ndarë në 13 seksione, sipas studimit të konceptuar të financuar nga ËBIF (mekanizimi i Ballkanit Perëndimor që koordinon financimet e BE-së dhe institucioneve financiare ndërkombëtare). Në territorin shqiptar nis në Murriqan dhe kalon në mënyrës ekuenciale në Balldren, Milot, Thumanë, Kashar, Lekaj, Konjat, mbivendoset me bypass-in e Fierit, Levan, Poçem, Memaliaj, Subash, mbivendoset me bypass-in e Gjirokastrës, duke përfunduar në Kakavijë.

Duke qenë pjesë e projekteve të ndërlidhjes rajonale, qeveria ka mundësi që për këtë projekt të tërheqë grante (rreth 20-30%) dhe hua të buta, por qeveria ka pohuar se procedurat nga instrumentet e Bashkimit Europian vazhdojnë për vitet me radhë ndaj nuk mund të pritet dhe po vazhdohet me koncesionet.

Kjo përqasje po rrit ndjeshëm kostot e kësaj autostrade. Sipas studimit paraprak të fisibilitetit Autostrada Adriatiko Joniane kushton rreth 3.3 miliardë euro (përfshirë TVSH dhe shpronësime) dhe është i gjatë 296 km. Por, vetëm me dy projektet me koncesion, Milot-Balldren dhe Milot-Fier (132 km së bashku), qeveria ka ezauruar ndërkohë 60% të kostos së vlerësuar të projekti për të gjithë autostradën. Të dyja segmentet e dhëna me koncesion janë të pakën 40-50% më shtrenjtë sesa studimet e fisibilitetit për llogari të donatorëve.

Rrugët me PPP më të shtrenjta se Europa dhe rajoni

Sipas të dhënave të Eurostat, mesatarja europiane për koston e ndërtimit të një autostrade është 9.3 milionë euro/km.

Sipas mediave serbe, autostrada Nis-Merdare kushton 7.73 milionë euro për km, ndërsa çmimi i Korridorit Moravian, të paktën për segmentin Pojate – Preljina, është 6.8 milionë euro për kilometër.

7 km autostradë, përfshirë disa ura, viadukte, mbikalime e nënkalime, pjesë e projektit Pritshtinë-Merdarë kanë një kosto prej 204.7 milionë euro, ose 7.6 milionë euro për kilometër, sipas projektit të miratuar në Samitin e Sofjes në kuadër të Axhendës së Ndërlidhjes së Ballkanit.

Ndërtimi i 8.5 kilometrave në Bosnjë, pjesë e Korridorit Vc përfshirë 6 ura, 3 nënkalime, 2 ndërkalime dhe një qendër për menaxhimin dhe kontrollin e trafikut kushton 81 mln euro, ose gati 10 mln euro për km.monitor

Previous Post

DASH con në Kongres emrin e Berishës, dorëzohet lista e personave ‘non grata’

Next Post

Basha: Kriza energjitike e Ramës është krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi me plan

droni

droni

Next Post
Basha: Kriza energjitike e Ramës është krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi me plan

Basha: Kriza energjitike e Ramës është krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi me plan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.