Ardi Veliu ka dorëzuar këtë të enjte detyrën si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit duke vlerësuar punën e Policisë së Shtetit në 4 vitet e fundit.
Ai u shpreh se pavarësisht se të verbuarit nga 20 fishimi i çmimit të kanabisit apo të shurdhuar nga kapja e 20 ton kokainë, duan të hedhin baltë mbi punën e efektivëve të policisë.
“Sëbashku arritëm të menaxhonim qindra tubime, të cilat u shoqëruan me lëndime të 67 efektivëve. Jeni ju kolegë që sëbashku me mua arritëm të menaxhonim situatën e pandemisë. Jam krenar të dorëzoj detyrën si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Dua të falenderoj kryeministrin Rama, 3 ish-ministrat e brendshëm dhe falenderimi kryesor është për jut ë dashur kolegë.
Policia e Shtetit është shumë herë më e mirë se dje, pavarësisht se të verbuarit nga 20-fishimi i çmimit të kanabisit në vendin tonë apo të shurdhuar nga 1 ton kokainë e bllokuar nga ju të dashur kolegë. kërkojnë të hedhin baltë mbi djersën tuaj. Falënderoj bashkëshorten dhe dy fëmijët, të cilët ma kanë bërë më të lehtë detyrën. Ju falenderoj pa masë për ndihmën që më keni dhënë dhe i uroj suksese drejtor Gledisit shumë fat”, tha ai.












