Një zjarr masiv ka rënë mbrëmjen e sotme në afërsi të plazhit të Gjeneralit, raporton newbomb.
Mësohet se flakët kanë djegur 3 banesa në fshatin Domen dhe Bardhoj, ndërkohë që rrezikohen edhe disa shtëpi të tjera.
Ende nuk bëhet me dije shkaku i rënies së zjarrit, por raportohet se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore në këtë zonë ndërsa zjarrfikësja e ka të pamundur të ndërhyjë për shkak të terrenit të vështirë, raporton i njëjti burim. Ar.k











