Janë publikuar nga mediat italiane pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur të shtunën e 3 Tetorit në Milano të Italisë, ku humbën jetën 8 persona.
Momenti është filmuar nga kamera e një automjeti.
Në to shihet avioni Pilatus PC 12 që bie pikiatë mbi një ndërtesë. Vetëm pak çaste pas përplasjes, shihen flakë e tym. Avioni i vogël drejtohej nga Dan Petrescu, miliarderi rumun 68 vjeç.
Në bord ndodhej edhe bashkëshortja e tij, si dhe djali 30-vjeçar. Bashkë me ta humbën jetën edhe një mik i djalit të çiftit Petrescu, si dhe një sipërmarrës italian së bashku me familjen e tij, mes të cilëve edhe djali 2 vjeç. Avioni sapo ishte ngritur nga Linate dhe kishte si destinacion Sardenjën.












