Dalin detaje të reja në lidhje me avionin e rënë në Kelmend. Brenda avionit kanë qenë dy persona të cilët kanë arritur të shpëtojnë. Menjëherë pas uljes, piloti tentoi të fluturojë sërish por nuk ia kanë dalë, ndaj u detyruan të largohen.
Disa banorë të zonës nuk i kanë lejuar të afrohen. Në vendngjarje ka mbërritur dhe një automjet tip “Fuoristradë” që i ka marrë dy personat dhe janë larguar.
Nuk dihet ende nëse ata janë turistë, apo ngjarja lidhet me situatën e trafikut të kanabisit në vend.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.10.2021, rreth orës 12:30, është marrë informacion se në zonën e Vermoshit, në kufirin ndarës ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi (vendi i papërcaktuar) është rrëzuar një avion i vogël.
Menjëherë janë nisur shërbimet nga DVP Shkodër dhe Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, së bashku me Policinë Kufitare për verifikimin e rastit.











