• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

RRËFIMI NGA NJË TJETËR JETË/ Gazetari amerikan tregon vitet e kaluara si i burgosur në Siri

admin by admin
6 September, 2016
in Rajoni
0
RRËFIMI NGA NJË TJETËR JETË/ Gazetari amerikan tregon vitet e kaluara si i burgosur në Siri
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në 2012, gazetari i pavarurTheo Padnosshkoi në Siri për të mbuluar luftën civile, por menjëherë u rrëmbye nga anëtarët e një dege të Al-Qaidas. Të bindur se ai ishte agjent i CIA-s, sepse Padnos fliste arabisht, militantët e mbajtën atë afro dy vjet,përpara se ta lironin në gusht të vitit 2014.

Padnos, i cili me prejardhje është nga Massachusetts, ka përshkruar rrugëtimin e tij në dokumentarin e titulluar “Theo Who Lived”, që do të shfaqet më 30 shtator në Cambridge. Premiera teatrale do të shfaqet në New York City më 7 tetor dhe më pas do të shfaqet edhe në vende të tjera.

Gazetari 47-vjeçar, që po jeton në Paris dhe Vermont, i ka treguar Associated Press se sa mirënjohës është që ka mbijetuar.

Kjo përvojë e hidhur jo vetëm që ka ndryshuar mendimin e tij për jetën, por i ka dhënë edhe një perspektivë mbi konfliktin sirian dhe ai e ndjen se sa është e rëndësishme që ta ndajë me të tjerët.

Padnos është duke shkruar një libër, një skenar dhe një roman me vizatime për eksperiencën e tij. Ai kishte shkruar për rrëmbimin e tij në revistën New York Times Magazine pasi ishte liruar dhe si gazetar po vazhdon të shkruajë artikuj për këtë rajon.

“Kam pasur një rrugëtim të vërtetë shpirtëror, që për mua dhe familjen time, në atë kohë ishte gjë e frikshme”,thotë Pandos.

“Por, kur shikoj prapa dhe e kuptoj se kjo është ajo që më ka dhënë jeta, unë dua që ato që kam mësuar nga kjo eksperiencë t’i kthej në përfitim pozitiv”, ka shtuar ai.

Dokumentari shfaq Pandos në Turqi dhe Izrael, ku në mënyrë artistike rikrijohet rrëmbimi i tij 22 mujor. Ekipi i filmit nuk ka shkuar në Siri. Padnos reflekton mbi rrëmbimin e tij, në skena ku është rikrijuar qelia e vogël e burgut dhe dhoma ku ai i nënshtrohej torturave dhe rrahjeve.

Përgjatë kufirit Turqi-Siri, ai kujton momentin kur bashkudhëtarët e tij e bindën atë të kalonin me vrap në fushë e më pas të kapërcenin telat me gjemba, për të kaluar në territorin e Sirisë.

Këtë moment Padnos thotë se e ka rikujtuar vazhdimisht për muaj të tërë. Tre burra, të cilët pretendonin se e furnizonin Ushtrinë e Lirë Siriane, i ofruan Padnos të kalonte kufirin me ta. Por, në fakt, ata ishin aleatë të Al-Qaidas. Ata kishin sajuar një intervistë të rreme, e kishin rrahur dhe e kanë mbajtur peng, vetëm pak kohë pasi kanë kaluar kufirin.

“Ky është momenti kur jeta ime u shkatërrua. Është si të ecësh drejt një gremine, por unë në fakt u hodha”, thotë Padnos në film.

“Tani unë jam kthyer në një vend të sigurt dhe e mendojpse vallë u hodha?”,shprehet ai.

Padnos gjithashtu tregon në detaje një seri të tentimeve për të ikur, të cilat kishin dështuar, përfshirë këtu një histori kur me shokun e tij të qelisë, fotoreporterin amerikanMatthew Schrier,i cili kishte arritur të dilte nga një dritare e burgut, por jo edhe Padnos.

Nëna e gazetarit,Nancy Curtis, e cila është intervistuar për këtë dokumentar, thotë se ajo akoma ka emocione të përziera lidhur me lirimin e djalit të saj. Gjatë kohës sa djali i saj po mbahej nga ekstremistët, ajo ishte bërë shumë e afërt me prindërit e amerikanëve të tjerë të rrëmbyer nga ekstremistët. Shumë prej tyre nuk ishin aq me fat sa familja e saj, thotë ajo.

Curtis dhe anëtarë të tjerë të familjes kanë punuar me qeverinë e SHBA-ve dhe të Katarit, dhe me sukses arritën që ta aranzhonin lirimin e Padnos, vetëm pak ditë pasi militantët e Shtetit Islamik, e ekzekutuan me prerje koke gazetarin amerikan,James Foley. Familja e Padnos thotë se për lirimin e djalit të tyre nuk kanë paguar para.

“Gjithmonë kam pasur shpresë se ai do të kthehet në shtëpi”, thotë Curtis. “Por unë nuk ndjej gëzim të madh dhe lumturi. Besoj se kushdo që ka pasur një ushtar në luftë dhe është kthyer në shtëpi nuk ka pasur emocione të ngjashme”,shpjegon ajo.

RegjisoriDavid Schisgallthotë se historia e Padnos është një përjetim i rrallë i jetës brenda grupit xhihadist për një të jashtëm, në mënyrë që të kuptojë më thellë gjuhën dhe kulturën e këtij rajoni.

Pasi kishte mësuar për vite të tëra arabishten dhe Islamin në Jemen dhe Siri, Padnos ishte në gjendje të krijonte besim dhe miqësi me disa prej rrëmbyesve të tij. Nga fundi i burgosjes së tij, atij i ishte dhënë liri më e madhe dhe madje i lejohej të udhëtonte personalisht me komandantët më të lartë të Frontit Al-Nusra në Siri.

“Afërsia e vërtetë që ai krijoi me rrëmbyesit e tij është mbresëlënëse”,thotë Schisgall.

“Është një mesazh i rëndësishëm për amerikanët, të cilët i shohin këta njerëz që luftojnë si individë të komplikuar, të cilët janë edhe të rrezikshëm por edhe shumë njerëzor”, shton tutje ai.

Previous Post

U rrah barbarisht dhe u tërhoq zvarrë me makinë nga pronari i lokalit, humb jetën 23-vjeçari

Next Post

VIDEO/ Vetëm 1-javë pas inagurimit nga Rama, përmbytet stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër

admin

admin

Next Post
VIDEO/ Vetëm 1-javë pas inagurimit nga Rama, përmbytet stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër

VIDEO/ Vetëm 1-javë pas inagurimit nga Rama, përmbytet stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.