U finalizia nga policia e Beratit operacioni “Certifikata”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasit: E. D. 58 vjeç, banues në Berat.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E. D., me detyrë administrator i një subjekti që kryen dezinfektime, ka pajisur subjekte të ndryshme tregtare, me certifikata dezinfektimi të falsifikuara, kundrejt përfitimeve monetare.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Korrupsion pasiv në sektorin privat”. a.b












