Ish-presidenti Bujar Nishani thotë se anëtarësia e PD-së ka arritur të mbledhë më shumë se 3,000 vota të nevojshme për të thirrur Kuvendin e partisë.
“Kanë firmosur më shumë se dyfishi”, u shpreh Nishani në emisionin “Opinion”.
Kuvendi i PD-së do të mblidhet për të rikthyer të drejtën e referendumit, për të kaluar më pas në votimin për shkarkimin ose jo të kryetarit aktual Lulzim Basha.
“Kanë firmosur më shumë se dyfishi i atyre që duhen. Në dijeninë time janë mbi 3,000 që kanë firmosur”, u shpreh Nishani.
Firmat e anëtarësisë po mblidhen në kuadër të lëvizjes së ish-liderit të PD-së Sali Berisha.











