Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Alfred Rushaj në një komunikim me gazetarët tha se PS thjesht ka pranuar që të zbatojë ligjin teksa vendosi që komisionet parlamentare dot ë zhvillohen në salla duke nisur nga java tjetër.
“Më vjen mirë që pati një kthesë në ligjshmëri nga ana drejtuesit e PS. Nuk e konsideroj si betejë të fituar. Ata kanë rënë dakord që të zbatojnë ligjin. Është kaq e thjeshtë dhe nuk do të doja që të drejtën e qytetarëve për të dëgjuar përfaqësuesit e tyre ta quaj fitore. Është diçka që drejtuesit e PS duhet ta kishin bërë që në fillim dhe mos i ishin futur fare këtij debati. Përveçse përpjekjes për ti shmangur debatit, përpjekës që zëri i opozitës të mos dëgjohet unë nuk shoh që të ketë asnjë qëllim tjetër pas kësaj.
Ne asnjëherë nuk kemi qenë kundra vaksinimit. Ka qenë një propozim i Alibeajt në Konferencën e Kryetarëve, i cili ka propozuar që në respekt të cdo protokolli sigurie për jetën dhe shëndetin të zhvillohen këto mbledhje dhe kjo përfshinte vaksinimin dhe testin. Por kemi gjetur një refuzim të PS që të zbatojmë rregulloren qoftë edhe në përputhje me standardet për të ruajtur shëndetin”, u shpreh Rushaj. a.b











