Anulohet takimi i Ballkanit të Hapur me rastin e dy vjetorit të themelimit të tij që pritej të mbahej në Novi Sad.
Arsyeja e ndërprerjes vjen nga Beogradi për shkak se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nuk është e mirë dhe se për këtë është dashur të anulojë disa takime në ditët në vijim.
“Kështu që kemi vendosur, në fakt mjekët i kanë propozuar që të ndalet dhe të pushojë pak”, ka thënë ajo.
Një ndër ngjarjet e anuluara është edhe konferenca për 2-vjetorin e themelimit të Ballkanit të Hapur, që është dashur të nisë sot në Novi-Sad, e ku duhej të merrnin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Por ndërkohë media të tjera kanë shkruar se kjo ngjarje është anuluar për shkak të tensioneve në Kosovë.
Kjo iniciativë për Ballkanin Perëndimor është refuzuar nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina.
Edhe Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç thotë se presidenti serb është në një gjendje jo të mirë shëndetësore. Brnabiç bën me dije se Vuçiç është kapur nga gjendje gripale dhe situata e tij është përkeqësuar, duke bërë që të ketë ulje të sistemit imunitar.
“Ai nuk pushon, mund ta them këtë. Do të doja që ai të pushonte pak më shumë. Ai është nën një tension të tmerrshëm, natyrisht, për gjithçka që po ndodh në Kosovë dhe Metohi, nuk mendoj se ai me të vërtetë flinte natën. Ai gjithashtu mori një grip mbi të gjitha. Sistemi i tij imunitar u dobësua, natyrisht, nga ato përpjekje dhe nga ai stres,” tha Brnabić. a.b












