Një grua 46-vjeçare me profesion mësuese ka humbur jetën në Spitalin e Pogradecit, raporton abcnews.
Anila Bazelli është dërguar nga familjarët në urgjencë rreth orës 19:00, pasi nuk është ndjerë mirë por më vonë gjendja e saj është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë. Familjarët kanë akuzuar mjekët dhe infermierët e urgjencës për mjekim të gabuar.
Trupi i 46 vjeçares është transferuar në morgun e qytetit por autopsia do të kryhet nga ekspertë nga Tirana, nisur edhe nga pretendimet e familjarëve.
Ka qenë prokuroria ajo e cila ka kërkuar ekspertizën nga kryeqyteti për të zbardhur rrethanat e vërteta të vdekjes së mësueses. Mësohet se ajo nuk vuante nga ndonjë sëmundje e rëndë.
Ndërkohë, policia dhe prokuroria vijojnë hetimet rreth rastit.l.k/abcnews.al












