Një operacion i SPAK u zhvillua këtë pasditr në Zyrën Vendore të Arsimit në Dibër dhe Këshillin e këtij Qarku.
Policia ka ndaluar Fitim Farruku, shef finance në Këshillin e Qarkut, Lul Dani polic bashkiak në Bashkinë e Dibrës, bashkëshorti i drejtoreshës së Zyrës Vendore të Arsimit si dhe Halit Shehu, specialist Pyjesh.
Aktualisht hetimet nga SPAK janë në vijim e sipër teksa po bëhet verifikimi i disa dokumenteve të sekuestruara ditën e sotme në këto dy institucione.
Deri më tani nuk dihen detaje rreth akuzës.a.b











