Ish kryeministri Berisha ka lajmëruar sot të dhënat rreth foltores tjetër që pritet të mbahet të mërkurën. Berisha do të takojë demokratët kësaj here në Durrës në sallën e Pallatit të Kulturës.
“Diten e merkure me daten 29 shtator ne ora 18:00 ne sallen e Pallatit te Kultures Aleksander Moisiu ne Durres do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.
Ftoj demokratet dhe demokratët e Durresit te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme!”, njofton Berisha.
Kjo është foltorja e katërt e Berishës ku ka patur një pjesëmarrje masive nga anëtarët e PD-së dhe drejtues të strukturave të saj.a.b












