• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD publikon debatin e Bashës me Shehaj, akuza e rëndë e mbështetësve të Bashës në mbledhje për biznesmenin

droni by droni
25 September, 2021
in Kryesore, Politika
0
Agron Shehaj flet me ndjekësit në Facebook: Kemi nevojë për mundësi e meritokraci
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i PD, Lulzim Basha ka pritur këto dy ditë kryetarët e degëve të Tiranës bashkë me deputetët për ti dhënë udhëzimet në lidhje me aksionin opozitar si dhe për të informuar bazën në lidhje me vendimarrjen për nismën e Sali Berishës. Në një nga takimet ku ishin të pranishëm Basha, Shehaj, Bardhi, Duma, Vokshi dhe 6 kryetar degësh fillimisht foli krye demokrati Lulzim Basha përgjatë 40 minuta.

Por debati nisi menjëherë kur mori fjalën Agron Shehaj i cili i tha kreut të PD  se ka bërë një sondazh vetë ku sipas tij 75% e demokratëve nuk do Bashën, por preferonte deputetin e ri si kryetar të PD.

Shehaj është përplasur më pas edhe me nënkryetaren e PD, Grida Duma dhe Sekretarin e Përgjithshëm pasi këta dy të fundit i thanë Shehajt se ka përdorur paratë për të blerë vota për kryetar partie dhe ka bashkëpunuar me njerëz që në fushatën e 25 prillit punuan kundër PD-së.

Debati i publikuar nga Panorama:

Agron Shehaj: Unë kam bërë sondazhe dhe më del 75% nuk duan Bashën. Kjo shifër ka dalë nga sondazhet që kam bërë. Si t’ia bëjmë ne me demokratët, çfarë t’u themi?

Lulzim Basha: Partia udhëhiqet dhe nuk udhëhiqet me sondazhe. Ndërkohë Partia Demokratike ka bërë sondazhet e saja profesionale që nxjerrin të pasakta ato shifra që i referoheni ju. Një Call Center nuk bën dot sondazhe politike.

Agron Shehaj: Ok, i tërheq meqë juve s’ju duken të tilla. Por mua më kanë ardhur vetë qytetarët dhe më kanë thënë që më mirë të ishe vendosur ti në krye të PD.

Lulzim Basha: Edhe një herë,  ju kam thirrur këtu që të hartojmë një strategji opozitare, një plan pune. Silluni me seriozitetin e duhur se njerëzit nuk duan të dëgjojnë pallavrat më the të thashë…

Agron Shehaj: Unë kështu di të flas. (Ngre zërin). Nuk keni pse të më mësoni juve mua sesi të flas. Unë di shumë mirë të flas. Kam bërë biznes kaq vite dhe s’më mëson njeri si të flas. Çfarë jam unë këtu, s’jam as nxënës as student që të më mësoni se si të flas. Kush je ti që më tregon mua edukatën.  (Kërkoj ndjesë vetëm për tonin e lartë të zërit!)

Grida Duma: Kryetar, ju që e moderoni këtë mbledhje të jemi të qartë se nuk kemi as kohë dhe as arsye pse të humbasim kohë. Sepse më mirë shkojmë dhe e harxhojmë kohën me demokratët sesa të me debate i thash e më tha, mes nesh. Në këtë moment kritik është e patolerueshme për askënd që të mundohet të shfrytëzoj situatën për protagonizma personale. Kur kryetari i partisë mundohet të ruaj ekuilibrat brenda në parti s’ka të drejtë askush tjetër që të mundohet të shfrytëzoj situatën për protagonizma personale. Sa të humbim minutat për gjerat shumë të qarta secili nga ne të jap alternativën nëse jo të dëgjoj udhëzimet.

Agron Shehaj: E ke me mua ti këtë? ( ngre sërish zërin)

Grida Duma: Me ty jo e jo sepse për mua je asgjë!

Agron Shehaj: Jam unë asgjë?

Grida Duma: Po, sepse një njeri që për protagonizmin e vet personal, ka përdor lekët  për të blerë vota për kryetar duke përdorur më llumin e shoqërisë, meriton që ti them këto që po them, që je një hiç. Politika nuk është biznes. Leje pastaj meritokracinë dhe sa i njeh ti demokratët që s’ke lidhje fare.  Se je akoma te situata që demokratët të kanë dhënë dhe ti i ke marrë dhe nuk mund të bësh sikur e njeh partinë. Duhet të mësosh akoma.

Agron Shehaj: Unë s’kam përdor askënd se unë nuk e dija se kush ishin ata që më kishin ardhur në fushatë.

Grida Duma: Ti e di shumë mirë edhe e vërteta të bën kaq keq.

Agron Shehaj: Kjo është gënjeshtër…

Isa Sakja: Ky është turp që po bën ti. Unë kam prova filmike dhe fizike për ty ku ke përdor lekët me çunin e tezes tënde dhe me llumin që ke përdor për të ndërhyrë në fushatë brenda partisë. Turpin që ke bërë ti se ka bërë askush në Partinë Demokratike që të fus lekët për të blerë garën e brendshme dhe të përdor njerëzit që na kanë qenë kundër në fushatë. Ke shku në lokalet e tyre që dihen qartë se kush janë.

Agron Shehaj revoltohet: Kjo është gënjeshtër, është gënjeshtër. Unë nuk rri më në këtë mbledhje ku më cenohet e drejta e fjalës. Po më akuzoni…

Gazment Bardhi: Ka video të tuat ndaj mos aktro këtu. Kemi video ndaj po aktron këtu. Panorama

Previous Post

Unum Festival te Rana e Hedhun, kokainë, ekstazi, kanabis. Policia vë 3 në pranga

Next Post

ZËRI I AMERIKËS/ Zv/ Ndihmës Sekretari i Shtetit Escobar përgjigjet në dy pyetje për non grata e Berishës

droni

droni

Next Post
ZËRI I AMERIKËS/ Zv/ Ndihmës Sekretari i Shtetit Escobar përgjigjet në dy pyetje për non grata e Berishës

ZËRI I AMERIKËS/ Zv/ Ndihmës Sekretari i Shtetit Escobar përgjigjet në dy pyetje për non grata e Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.