Shqiptarët shpenzuan 30 milionë euro ilaçe e mjekime, u rimbursua vetëm 1%. Pas publikimit të këtyre të dhënave ka reaguar nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku.
”Fytyra e vërtetë e një qeveria që politikën nuk e përdor për ti shërbyer qytetarëve por për t’u pasuruar vetë”, deklaroi Tabaku.
Postimi i Tabakut në rrjete sociale:
Shqiptarët kanë shpenzuar 30 mln euro për ilaçe dhe mjekime gjatë pandemisë ndërsa qeveria i ka rimbursuar qytetarëve vec 231 mijë euro.
As 1% e vlerës së harxhuar nuk ka shkuar për të ndihmuar qytetarët.
Fytyra e vërtetë e një qeveria që politikën nuk e përdor për ti shërbyer qytetarëve por tu pasuruar vete, të braktisur dhe në fatkeqësi!
Jemi vendi me varfërinë më të lartë në rajon, dhe me pagat më të ulëta. Kjo nuk mund të jetë manyra se si qeveriset vendi ynë.












