Një person është rrëmbyer sot në Tiranë ndërkohë që policia ka dhënë sqarime në lidhje me këtë cështje.
Mësohet se bëhet fjalë për reperin Kozak Braçi, i njohur si mbreti i Instagramit. Kanë qenë familjarët e Kozak, të cilët kanë denoncuar në polici rrëmbimin e tij
Në rrjetin social “Tik Tok” ka qarkulluat një video, ku Kozak shihet në një makinë me disa persona të tjerë, të cilët e godasin, e shajnë dhe e detyrojnë të thotë fjalë banale.
”Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media për rrembimin e shtetasit K. B, ju bëjmë me dije se:
Sherbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e tij dhe po bëjnë shoqërimin e tij për në ambientet e Komisariatit, për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen.
Gjithashtu, është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 4 po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. m.k











