Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me drejtuesit lokalë të PD.
Ai u ka kërkuar që të sqarojnë demokratët lidhur me vendimin që mori për përjashtimin e Sali Berishës.
“Sqaroni degët për vendimin e rëndësishëm që morëm pas komunikimeve me SHBA-në”, ka qënë kërkesa e Bashës pas dy takimeve të Berishës në Tiranë dhe Fier ku gjeti mbështetje nga anëtarë të shumtë të PD.
Pas Tiranës dhe Fierit, takimi i radhës i ish-kryeministrit Sali Berisha do të jetë në Vlorë të shtunën. m.k











