Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbajë pasditen e sotme rreth orës 18:00 “Foltoren” me demokratët e Fierit.
Berisha ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shfaqet i rrethuar me simpatizantë.
Në video ish-kryeministri Berisha deklaron: “Për shpëtimin e Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë nga pazaret e turpshme, të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës”.
Një përshëndetje të përzemërt të dashur miq me këtë video të një momenti historik, të mbrojtjes së sovranitetit të zgjedhësve, parlamentit dhe vendit! Rroftë Shqipëria. sb












