Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike që u zhvilluan në mesditë trajtoi kryesisht strategjinë e opozitës në Parlament.
“Diskutuam strategjinë e opozitës në Parlament. Më vonë do të detajojmë punën në komisione. Armiku i vetëm i shqiptarëve është Edi Rama”, deklaroi Enkelejd Alibeaj në dalje nga takimi. I pyetur për ndryshimet kushtetuese në lidhje me procesin e Vettingut, Alibeaj deklaroi se opozita do të bëjë gjithçka për të larguar Ramën. “Me Ramën do luftojmë të gjithe me të gjitha strategjitë dhe me çdo mjet tjetër për ta larguar”, tha Alibeaj.
Ndërkaq në mbledhje nuk kanë munguar debatet e Nokës me Bashën.
Noka: T’i je përgjegjës që i ke ngulur një thikë pas shpine Sali Berishës. Ti pavarësisht kësaj, ke thënë se është vendimi i jetës time. Kryesorja është që t’i japim zgjidhje çështjes Berisha dhe më pas vendosim për komisionet dhe strategjinë në parlament.
Basha: Mos thoni gjysëm të vërteta, kam thënë vendimi më i vështirë që kam marrë. a.b












