Foto ilustruese
Partia Demokratike pritet të mbledhë këtë pasdite kryesinë e saj. Janë disa cështje për të cilat PD duhet të mnarrë qëndrime të shpejta sic është votimi në Parlament i zgjatjes së mandatit për institucionet e reja të drejtësisë. Për të miratuar ndryshimet kushtetuese nuk mjaftojnë votat e PS, pasi duhen në total 94 vota.
Po ashtu edhe për dnryhsimet kushtetueset ë vitit 2008, të cilat janë premtuar nga kreu demokrat Basha se do të korrigjohen.
Krue i PD ndërkohë ka premtuar se dot ë punojë për një ligj gjithëpërfshirës për mediat i cili do të konsiderojë edhe shumë cështje që nuk janë përfshirë në ligjin për mediat audiovizive.
Ndërkaq ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar mbajtjen e një tjetër takimi në Fier, ditën e martë, në kuadër të nismës së tij “Foltorja”. Ndërkaq ditët e fundit, deputetë dhe përfaqësues të tjerë të lartë në PD kanë sqaruar opinionin publik lidhur me vendimin për përjashtimin e Berishës.
Edhe PS ka mbledhur sot kryesinë e grupit parlamentar në lidhje me ndryshimet kushtetuese që pritet të bëhen si dhe për për vettngun e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sic dihet përfundon mandati i KPK dhe KPA, ndërsa zgjatja e tij nevojitet të bëhet me shumicë kushtetuese prej 94 votash. a.b











