• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC POLLO/ Pse jam për Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Demokratike

droni by droni
20 September, 2021
in Kryesore, Politika
0
genc pollo
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pse jam për Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Demokratike

1-Projekti i shpresës e i besimit ende në pritje

Partia Demokratike e mbas 25 prillit fatkeqsisht nuk ka ende një projekt të ri besimi e shprese me të cilin mund të motivojë anëtarësinë dhe elektoratin e saj si dhe të afrojë pranë saj segmente të tjera të shoqërisë e të opinionit publik. Në mënyrë që ajo të bëhet mazhoritare në zgjedhjet e ardhshme. Votimi i anëtarësisë për kryetarin e kongresi partiak që u mbajtën fill pas 25 prillit praktikisht e penguan formulimin e një projekti të ri. Parulla “Përpara me këta që kemi” ishte ekuivalenti partiak i kokës së strucit të futur në rërë. Jam i sigurt megjithatë që në Kuvend deputetët demokratë do të jenë denoncues të abuzimeve e të dështimeve të qeverisë e sa të munden edhe kontrollues të saj. Këtë funksion demokratik të rëndësishëm ata e kanë kryer më së miri gjatë dy legjislaturave të fundit deri në momentin fatal të “mandatdjegies”. Por veç kësaj, deputetët dhe tërë Partia Demokratike paraqitën edhe një vizion alternativ qeverisjeje, realizimin e të cilit shumëkush e konsideronte të mundshëm. Deri në 25 prill 2021! Pas tetë vjetësh në opozitë dhe në prag të një tjetër katërvjeçari opozitar PD aktuale në status quo nuk ka sesi të vazhdojë të bëjë këtë. Dmth të bindë njerëzit se është apo se me kalimin e kohës do të bëhet një alternativë reale ndaj pushtetit rilindist. Kjo situatë natyrshëm e bën pushtetin edhe më arrogant, më abuziv e më të dëmshëm për një Shqipëri demokratike e europiane. Prandaj status quo në PD duhet të jetë i papranueshëm për çdo demokrat me ndërgjegje politike.

2-Monopoli i së Vërtetës

Në 19 maj të këtij viti Sekretari i Shtetit i ShBA-së e përcaktoi Ish Kryetarin e PD-së si person që nuk mund të hyjë në ShBA (designated ineligible of entry into the US). Tre ditë më vonë në një intervistë kam thënë se “Ky lajm ka qenë i papritur e tronditës për shumëkënd; jo vetëm për fansat e Doktorit. Nuk i di detajet e faktet që mund të kenë shërbyer për bazë. Palët mund t’i sqarojnë. Por më bën përshtypje se ndryshe nga tre personat që së fundmi janë shpallur “non grata” Sali Berisha është prej tetë vjetësh larg nga çdo ofiq pushteti. Ai ka denoncuar rregullisht paudhësitë e qeverisë Rama; të cilat, me një gjuhë tjetër por me thelb të njëjtë, denoncohen edhe nga raportet ndërkombëtare. Dhe ndryshe nga këta tre persona e shumë të tjerë z. Berisha ka merita historike edhe në marrëdheniet tona me ShBA.”
Ofiqarë amerikanë ndërkohë kanë shpjeguar se procesi i verifikimit të personave për përcaktim të tillë zgjat shumë kohë sepse involvon shumë agjenci dhe shqyrtim të imtë. Prandaj edhe koha e përcaktimit e njoftimit të tij nuk ka lidhje me kontekstin politik në shtetin e personit të përcaktuar. Mund të jetë fare mirë kështu. Edhe pse kush ndjek jetën publike në ShBA mund të jetë tronditur (tronditur them në rastin e një dashamirësi si unë) nga akuzat e ndërsjellta mes kampeve politike, sidomos gjatë pesë viteve të fundit, për politizimin dhe instrumentalizimin partiak të agjencive qeveritare përfshi ato shumë të rëndësishme. Edhe pse gabimi është njerëzor e njerëzimi përfshin Amerikën siç dëftejnë raportet e Inspektorit të Përgjithshëm e të Posaçëm për Afganistanin (SIGAR). Hamendësime e në këtë çështje janë të padobishme. Përderisa provat e dëshmitë e akuzës dhe të mbrojtjes nuk janë ballafaquar publikisht në sistemin juridik shqiptar ato mbeten spekulime. Kjo vlen në parim edhe për dy të përcaktuarit e tjerë në kampin rilindist. Edhe pse për ta mund të kemi informacione të shumta e opinion të ngulitur.
Por ka diçka tjetër që lipset të sqarohet. Ofiqarë amerikanë gjatë verës kanë trysnuar jo publikisht dhe publikisht (në rastin e fundit me metafora të papërshtatshme e madje vulgare) Partinë Demokratike që ajo të përjashtojë sa më shpejt e jo me vonë se shtatori Ish Kryetarin nga grupi parlamentar. Rezultatin e trysnimit e pamë tek vendimi personal i Kryetarit të partisë në 9 shtator.
Ndërkohë që diçka e tillë nuk ka ndodhur me dy rastet e kampit rilindist. Me rastin e kryebashkiakut dhe të deputetit. Madje në të dyja rastet Kryeministri ka sfiduar hapur përcaktimin amerikan. Për kryebashkiakun deklaroi se e ka dhe do e ketë mik çfarëdo që të thotë Amerika për mikun. Edhe pas moskandidimit atij ja la të pacenuar pushtetin duke i emëruar njerëzit e tij në bashki. Nga anëtar i kryesisë qendrore të partisë e largoi butësisht e me terezi në kongresin e radhës pas dy vjetësh (2 shtator 2021; ironikisht një javë para përjashtimit të Ish Kryetarit).
Deputetin, të cilin u detyrua t’a përjashtonte formalisht që herët, e kojti me tendera e drejtorë rajonalë të cilët mundësonin vjeljen e votës. Kur drejtuesi politik për qarkun (ironikisht ministër i jashtëm) u ankua në parti për këto favore të tepërta reagimi i Kryeministrit/Kryerilindistit ishte se deputeti përbënte një realitet politik në qark e kjo duhej respektuar dhe pikë. Rezultati ishin tre mandate shtesë për qeverinë mbas 25 prillit dhe influenca e vazhduar e deputetit tashmë të dorëhequr.
Ofiqarët nuk e kanë shpjeguar ende pse u përdorën dy kute. Edhe pse pëgjegjësia e pushtetit është gjithëmonë më e madhe sesa ajo e opozitës. Derisa kjo të ndodhë do të vijojnë hamendësimet e spekulimet se përcaktimet amerikane, koha e natyra e sidomos impakti në terren i tyre mund të mos jenë krejt burokratike, automatike e objektive. Dhe unë personalisht kam një arsye më pak për të rishikuar qendrimin tim mbi përcaktimin e 19 majit.
Por meqë po flitet për sovranitetin në partitë tona duhet të kujtojmë se kurrkush nuk mund t’i mohojë Amerikës sovranitetin e saj që t’i lejojë a ndalojë hyrjen në vend kujt të dojë. Po ashtu duhet të themi se përcaktimet amerikane, çfarëdo të mendojmë për to, duhen konsideruar realisht si elemente të botës reale dhe dhe të marrëdhënies me një mik e aleat të madh e të pazëvendësueshëm të Republikës tonë. Prandaj ato për hir të interesave më të mëdha se ato personale lipset të zgjidhen në rrugë vetjake. Mend për herë tjetër!

3-Jo çdo e keqe vjen për të bërë dëm

Ish Kryetari ka nisur një lëvizje brenda partisë e cila ka përkrahje të gjerë në anëtarësi. Motivet e përkrahjes në anëtarësi shtrihen nga pakënaqësia për humbjen zgjedhore, tek zemërimi për përjashtimin e mënyrën se si u krye ai dhe deri tek shpresa se partia do të mund të shndërrohet sërish në një alternativë reale pushteti. Potenciali i lëvizjes është pozitiv nëse orientohet nga e ardhmja. Prandaj shresoj se rrugës do të filtrohen objektivat ngushtësisht personale në favor të atyre që i shërbejnë të partisë e vendit. Propozime të çuditshme për amendamente statutore duhen lënë pas. PD nuk ka vuajtur nga cilësia e statutit por nga shkelja apo zbatimi arbitrar i tij para e mbas v. 2013. Konsolidimi i kulturës së ligjshmërisë brendapartiake është sfidë afatgjatë. Po ashtu edhe rishikimi i parakohshëm i 9 shtatorit do të ishte kundraproduktiv. Duam apo nuk duam ai do të hapte opozitës fronte lufte të pa nevojshëm ndërkohë që asaj i del e i tepron fronti me regjimin.
Gjithashtu duhet të jetë e qartë se orientimi nga ardhmëria nuk përmban restaurimin e realiteteve të para v. 2013 apo të vartësive të perceptuara të mbas v. 2013.
Këtu ka plot elemente që mund të shtohen apo të hiqen nga agjenda e lëvizjes dhe e kongresit partiak që ajo synon. Debati i demokratëve në javët e muajt në vijim do të konturojë këtë agjendë.
Vlera e lëvizjes dhe merita e Ish Kryetarit do të jenë në ndërtimin e një projekti të ri besimi e shprese për të ardhmen.
Prandaj si anëtar i Këshillit mbështes e apeloj për thirrjen e Kongresit (Kuvendit) Kombëtar të Jashtëzakonshëm të Partisë Demokratike.

Genc Pollo
Anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike
20 shtator 2021

Previous Post

Rama përsërit ultimatumin: Kusht për universitet vaksinimi

Next Post

LAJMI I FUNDIT/ Aksident i rëndë në rrugën Tiranë-Durrës, një viktimë

droni

droni

Next Post
LAJMI I FUNDIT/Vritet me armë 42-vjecari në Memaliaj (EMRI)

LAJMI I FUNDIT/ Aksident i rëndë në rrugën Tiranë-Durrës, një viktimë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.