U gjet pas 6 ditësh gërmime në galeri trupi i pajetë i Muharrem Plakut.
Minatori mbeti i bllokuar në një prej galerive të kromit në Bulqizë pas shembjes së një masivi gurësh.
Raportohet se trupi i pajetë u gjet në orët e para të mëngjesit të së hënës ndërsa trupi i pajetë i minatorit është transportuar drejt morgut të Spitalit të Bulqizës.

Të mërkurën e javës së shkuar u raportua për minatorin e bllokuar brenda minierës. a.b












