Një makinë doli nga rruga në aksin Fier Levan duke shkaktuar 2 të plagosur, pasagjerë në mjet.
“Sot rreth orës 07:55, në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” ka dalë nga rruga mjeti tip “Land Rover”, me drejtues shtetasin G. A dhe për pasojë kanë pësuar dëmtime të lehta pasagjerët në mjet, shtetasit L. Ll., 27 vjeç dhe M. Gj., 29 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve”, deklaroi policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga.a.b











