Mësohen detaje të reja në lidhje me krimin e rëndë këtë pasdite në fshatin Babunjë në Divjakë, ku burri Hekuran Rrasa vrau gruan e tij Fëllënxën dhe më pas veten.
Fëmija i vetëm i tyre ka gjetur prindërit e vdekur në banesë, dhe më pas ka njoftuar edhe policinë.
Nga të dhëbat e para mësohet se çifti nuk ka pasur probleme dhe zënka të mëparshme, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.
Policia njofton se ka gjetur në banesë dhe armën e krimit, dhe po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.
Njoftimi i Policisë:
Në fshatin Babunjë, Divjakë, dyshohet se shtetasi H. Rr., 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij, shtetasen F. Rr., 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.












