Këngëtari shqiptaro-italian, Ermal Meta ka mbajtur një koncert në “Air Albania”, duke performuar disa nga këngët e tij më të njohura. Disa qindra qytetarë dhe fansa e kanë ndjekur atë dhe kane kercyer nen tingujt e muzikes italiane dhe shqiptare.
Koncerti është zhvilluar nën masat anti-Covid.
Këngëtari, i cili jeton dhe punon në Itali, rikthehet pas tri vitesh në turin e tij të ri muzikor në Tiranë.
Gjatë paradites së sotme, këngëtari është takuar me kryeministrin Edi Rama nga i cili mori edhe librin e tij me piktura.
“Super Ermal Meta e nis turin nga Tirana drejt Italisë. Ishte kënaqësi e posaçme që i ra rruga nga zyra ime, ku u ndal për një bisedë të këndshme”, shkruan Rama. m.k












