3 shqiptarë u kapën nga policia britanike në një fermë kanabisi, sipas mediave britanike. Ndërtesa me kopshte droge ndodhej në Lincolnshire dhe kishte kapacitet për të prodhuar drogë me vlerë disa milionë paund.
Në pranga janë vënë Xhemal Derdin, 24 vjeç, ndërsa 21-vjeçari Alfred Alla, është gjetur i fsheur në tubat e ventilimit, e po ashtu, në pranga ka rënë dhe Ismail Elezi, që ndodhej në brendësi të fermës.
Autoritetet kanë thënë se ferma e sekuestruar është më e madhja e gjetur ndonjëherë në Lincolnshire. Nëse droga do të hidhej në treg, sipas përllogaritjeve, do të vlerësohej diku te 800 mijë paund.
Në total u sekuestruan 2,985 bimë kanabis, të cilat ishin mbjellë në katër dhoma, ndërsa energjia elektrike që shërbente për ndriçimin ishte e vjedhur.
Shqiptarët kishin hyrë ilegalisht në Britani dhe nga 25 marsi i këtij viti, e deri në momentin e arrestimit janë kujdesur për bimët narkotike.
Ata dënuan me nga 39 muaj burg secili dhe sapo të mbarojnë dënimin, do të ekstradohen drejt Shqipërisë. a.b











