Afro 70% të studentëve që aplikuan për universitet kanë zgjedhur dehën që në fillim të garës. Nga 22 mijë e 780 aplikues, janë regjistruar 15 mijë e 218 prej tyre. Kësisoj, kanë mbetur vetëm 7562 të rinj në garë, raporton gazeta Panorama.
Veç tyre, nuk duhen harruar maturantët që iu bashkuan konkurrimit së fundmi me plotësimin e formularëve A1/A1Z, si dhe mbetësit e maturës që shlyen detyrimet në vjeshtë.
Përgjithësisht, degët e Mjekësisë, Arkitektura dhe Sportet janë të ezaurura 100%, por edhe degët historikisht të preferuara nga të rinjtë si Juridik, Ekonomik apo Inxhinieri janë të zëna në masë të madhe.
Kryesisht, mund të thuhet profilet e preferuara janë në universitetet në kryeqytet. Rrethet janë ato që vijojnë të vuajnë për studentë.













