Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Kuvajtit, një shtetas egjiptian i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ai u arrestua nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Interpol Tirana.
Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi A. E., 35 vjeç, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Kuvajt, për veprën penale “Thyerje e besimit”, parashikuar nga Kodi Penal i Kuvajtit.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Kuvajt, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.
Thyerja e besimit mund të jetë një vepër penale që në Perëndim nuk egziston. Kështu që ekstradimi i këtij personi mund të jetë i dyshimtë dhe në kundërshtim me të drejtat e njeriut. a.b












