Ujësjellës-Kanalizime Tiranë njoftoi sot qytetarët se për shkak të një defekti të ndodhur, gjatë orëve të natës, në linjën e trasmetimit Dn700 të “Burimit të Shën Mërisë”, gjatë fundjavës do të ketë çrregullime në furnizimin me ujë, deri në riparimin e avarisë.
Zonat e prekura nga ky defekt, për riparimin e të cilit ekipet e UKT-së po punojnë prej mëngjesit të sotëm, janë: Farkë, Sauk i ri, Sauk i vjetër, Mjull Bathore, Fshati Dajt, Liqeni i thatë, Rezidenca Kodra e Diellit, Komuna e Parisit, Rruga Elbasanit (pjesërisht), Ali Demi (pjesërisht) dhe Rruga “Pasho Hysa”.
Shpjegim:
Ujësjellës-Kanalizime Tiranë është ndërmarrja shtetërorë që mbledh disa miliona euro nga pagesat e ujit në Tiranë. Ajo ka mu gesë transparence dhe disa qindra punonjës të saj paguhen në mënyrë fiktive. Për shembull matësit nuk matin shpenzimin e ujit prej disa muajsh. Në komunën e Parisit kanë afro dy vjet që nuk sjellin fatura. Vetëm këtë muaj kanë ardhur me tarifa të dyfishuara apo të trefishuata.
Ndërkohë UKT është shpesh financuesi në të zezë i portaleve që mbështesin Erion Veliajn ose paguan gazetarë dhenpunonjës të tjerë të portaleve dhe televizioneve. Paratë shpërdorohen prandaj qytetarët mbeten pa unë në fundjavë. a.b












