Dy persona u plagosën pas mesnate në Tiranë në zonën e Qafë Kasharit.
Dy të rinjtë Enis Sanxhaku dhe Noa Mato, 19 dhe 20 vjeç ndodhen në gjendje të rëndë në spital, ndërsa policia njofton se plagosja e tyre është bërë në rrethana të paqarta.
Blutë e Tiranës njoftojnë se kanë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, në mënyrë që të bëjnë të mundur gjetjen e autorit apo autorëve.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 00:05, tek “Mbikalimi i Qafë-Kasharit”, në rrethana ende të paqarta dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit E. S., 20 vjeç dhe N. M., 19 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalje të Tiranës dhe vijon kontrolli i zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes. a.b












