Në orën 19:15, në Xhafzotaj, Durrës, dyshohet si pasojë e shpërthimit e një bombule gazi në banesë, janë lënduar shtetasit Q. M., 60 vjeç, B. M., 45 vjeçe dhe B. M., 17 vjeçe, banues në Xhafzotaj, Shijak.
Ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. m.k











