Ish Presidenti Bujar Nishani ka deklaruar se do të jetë sot në takimin e Berishës me demokratë që do të mbahet në hotel Rogner në Tiranë në orën 18.00.
Nishani është i përfshirë në nismën Për PD që kundërshtoi zgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të PD-së.
Berisha nis sot serinë e takimeve me demokratët të quajtur Foltorja me qëllim sqarimi e demokratëve rreth qëndrimit të Bashës në lidhje me përjashtimin e Berishës nga grupi Parlamentar i PD-së.
“Unë do të bashkohem me demokratët e ndershëm e të vërtetë Sot në Rogner, në 18:00 !
Për një PD të Bashkuar, të Fortë e Fituese !
Jo më PD, Peng i rregjimit të korruptuar majtist !”, deklaron Nishani në rrjetat sociale. a.b











