Parlamenti ka mbajtur një minutë heshtje për viktimat e covid në Shqipëri. Nderimi për ta u propozua nga deputeti Tritan Shehu i cili tha se ka pasur rreth 15000 viktima nga covid nga pak më shumë se 2500 viktima që janë raportuar zyrtarisht nga ministria e Shëndetësisë.
Kryetarja Lindita Nikolla e ka pranuar propozimin dhe të gjithë deputetët u ngritin në këmbë. a.b












