Administratimi i një firme të përpunimit të bulmetit në fshatin Bodrisht, Gjirokastër ka konstatuar se gjatë natës janë marrë nga zyra e financës një shumë parash.
Nga veprimet e para të kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se vjedhja është kryer pa thyerje të jashme, njofton policia në Gjirokastër.
Po punohet intensivisht për të zbuluar mekanizmin e vjedhjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. a.b











